Erdogan: Shpresoj që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me paqe dhe stabilitet në rajon - NACIONALE

Erdogan: Shpresoj që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me paqe dhe stabilitet në rajon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Turqi për vizitë pune, ku edhe ka mbajtur një konferencë për media së bashku me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan në këtë konferencë për media ka përmendur dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se i kushtojnë rëndësi madhore zhvillimit të marrëdhënieve paqësore ne mes të Kosovës dhe vendeve fqinje.

Presidenti Turk tutje ka thënë se shpreson që procesi i dialogut Kosovë – Serbi të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshme në rajon.

Ne i kushtojmë rëndësi madhore zhvillimit marrëdhënieve paqësore në mes Kosovës dhe të gjithë fqinjëve të saj, në këtë suazë ne e mbështesim dialogun Kosovë – Serbi, dhe presim që palët të demonstrojnë të kenë një paqe paqësore dhe konstruktive, shpresojmë që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon. Turqia është e gatshëm që të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të jap kontributin e nevojshëm nëse kërkohet kjo nga palët. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrin hapa për të fortifikuar raportet tona vëllazërorë me një Kosovë të begatë e cila do të ishte garancia e paqes dhe e stabilitetit në rajon.” – ka thënë Erdogan.

Lajme të ngjashme