Erdogan: Investimet turke në Kosovë kanë arritur në 400 milionë euro - NACIONALE

Erdogan: Investimet turke në Kosovë kanë arritur në 400 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Stamboll, në një takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një konferencë të përbashkët të të dy liderëve, Erdogan ka thënë se investimet turke në Kosovë kanë arritur vlerën në 400 milionë euro.

Ai më tej ka shtuar se nëse u garantohen kushtet, sipërmarrësit turq janë të gatshëm të rrisin investimin në Kosovës.

Duke e quajtur popullin e Kosovës, popull vëllazëror, Erdogan ka falënderuar Kurtin për vizitën.

Lajme të ngjashme