Erdhi fatura prej 400 eurove: Sinjali pretendon se mësoi arsyen e sherrit që çoi në vrasje në Prizren - NACIONALE

Erdhi fatura prej 400 eurove: Sinjali pretendon se mësoi arsyen e sherrit që çoi në vrasje në Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren në natën e tretë të vitit të ri. Në lokalin ‘Kobra City’ ka nisur një sherr i cili dyshohet se ka çuar në vrasjen e një 31-vjeçari me origjinë nga Kukësi. I dyshuar për krimin e rëndë është pronari i lokalit Dibran Haxhaj i njohur ndryshe si Kobra.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se motiv i këtij konfliktit dyshohet të ketë qenë fatura prej 400 eurosh që lokali kishte lëshuar për dy viktimat. Sipas informacioneve të para, sherri nisi pasi të rinjtë nga Kukësi nuk u pajtuan për ta paguar këtë shumë të të hollave.

Sipas Sinjalit, burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se dy viktimat fillimisht patën një debat me stafin e lokalit dhe klientët e tjerë dhe aty nisën të gjuajnë me shishe e të thyejnë tavolinat, duke tensionuar situatën në masë të madhe.

Nga aty, ata janë larguar nga lokali, por nuk arritën të iknin që të dy gjallë. Siç mëson Sinjali, pronari i lokalit Dibran Hoxha i njohur si Kobra dyshohet se ka gjuajtur me armë pas sherrit që ka ndodhur brenda.

Lajme të ngjashme