Episodi i 24-të: Deputetët edhe sot do të paraqiten për 3 minuta në Kuvend dhe të shkojnë sërish në pauzë - NACIONALE

Episodi i 24-të: Deputetët edhe sot do të paraqiten për 3 minuta në Kuvend dhe të shkojnë sërish në pauzë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës sot do të paraqiten sërish në sallën e Kuvendit. Ata do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 24-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.

Në vazhdimi i seancës që pritet të fillojë në ora 10:30, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.

Kjo pasi partitë politike deri me tani nuk kanë treguar se kanë ndryshuar pozicionet e tyre.

Duke u bazuar në atë që ka ndodhur në 23 tentativat paraprake, ata sërish do të paraqiten në sallë për 3-4 minuta dhe më pas do të shkojnë në pauzën e radhës prej 48 orëve.

Kjo pasi partitë politike deri me tani nuk kanë treguar se kanë ndryshuar pozicionet e tyre.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.

Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.

Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.

VV-ja ka bërë me dije që nuk tërhiqet nga propozimi i saj që deputetja Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe mbrëmë deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.

Madje, ajo i ka mohuar pretendimet e deputetëve Aton Quni dhe Duda Balje që njerëzit e VV-së i kanë kontaktuar dhe iu kanë ofruar favore të ndryshme në këmbim të votës së tyre për Albulena Haxhiun.

Ajo ka bërë me dije se deklarimet e tyre nuk janë të vërteta.

Në emisionin “Këndi i debatit” në tëvë1, ajo ka treguar se qysh VV-ja iu qaset deputetëve tjerë.

E kam dëgjuar deklaratën e Qunit. Ai ka deklaruar që përmes një personi, që jeton diku jashtë Kosovës, i ka dhënë këtë ofertë. Ne z. Quni e shohim në Parlament, kështu që nëse ne i bëjmë ofertë direkte deputetëve, ne shkojmë në mënyrë direkte te deputetët. Ka deputetë edhe brenda VV-së edhe partive tjera që kanë komunikim të mirë me njëri-tjetrin. Edhe ne gjejmë deputetin që ka komunikim më të mirë më dikë edhe i themi “fol me të, shihe ku qëndron”. Po nuk organizojmë dikë prej jashtë”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka vazhduar kritikat ndaj “opozitës”, duke thënë se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ja shkaktarët e ngërçit institucional.

Ne po e shohim shumë qartë qe opoziat nuk po don me pru deri të momenti kur VV-ja do të provoj me shiku a i ka votat që të krijoj Qeverin përmes Albulena Haxhiut po mundohen me blloku por qëllimi i tyre është që të bllokojn Albin Kurtin që të zgjidhet kryeministër i Kosovës edhe problemi është ky tek ata”, është shprehur Pacolli.

Lajme të ngjashme