Enver Hasani: Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama - NACIONALE

Enver Hasani: Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ideator për ndarjen e Kosovës nuk ka qenë ish-presidenti Hashim Thaçi, por sipas tij kjo ka qenë ide e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, ka thënë Hasani në T7.

Sipas tij, kjo ide ka pasur për qëllim deligjitimimin e Hashim Thaçit.

Unë kam besu edhe sot besoj që ajo ide ka pas qëllim delegjitimin e Hashim Thaçit që kur të shkon në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, mendon Hasani.

Ai foli tutjt edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Rama me Vu֛çiqin kanë besu që mundet me kriju një momentum, kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin”, shtoi ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme