Ende jofunksional: Kabineti për Qeverisje të Mirë i PDK-së, “nën hije” - NACIONALE

Ende jofunksional: Kabineti për Qeverisje të Mirë i PDK-së, “nën hije”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës e kishte prezantuar me entuziazëm idenë e Kabinetit për Qeverisje të Mirë. Më 17 maj te vitit të kaluar, kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi, kishte dhënë fjalë të mëdha për këtë kabinet. Duke prezantuar 15 departamentet përbërëse të tij, ai kishe paralajmëruar se shumë shpejtë do të zgjidhte edhe u udhëheqësit e këtyre departamenteve.

Kur po bëhet një vit nga prezantimi i kësaj ideje, kjo platformë ende nuk është funksionalizuar, raporton gazeta Nacionale.

Në ditët e ardhshme, unë do të prezentoj këto ekipe, që do përbëhen jo vetëm nga personalitete e zyrtarë nga radhët e PDK-së, por edhe nga ekspertë e kuadro që po bashkohen me ne në këtë projekt të përbashkët, për të ndërtuar bashkërisht vizionin për të ardhmen e Kosovës që duam”, kishte deklaruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e prezantimit të idesë.

Përkundër faktit se është bërë gati një vit nga prezantimi i departamenteve, kryesuesit, respektivisht ministrat “nën hije” të këtyre departamenteve nuk janë bërë të ditur ende.

Paralajmërohet funksionalizimi i kabinetit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka pranuar se ka ngecur puna për konsolidimin e këtij kabineti. Ai ka paralajmëruar se këtë muaj do të ndodh dinamizimi i punës për funksionalizimin e këtij ekipi.

Javën e kaluar, në emisionin Click në RTV 21, ai ka treguar edhe një herë qëllimin e këtij kabineti.

Qëllimi ynë ka qenë me ofru një alternativë të bazuar në dije dhe kompetencë, përtej kritikes opozitare. Për mua ka qenë shumë e rëndësishme që përmes kësaj platforme të ua ofroj kuadrot me të mira që ka Kosova, njerëz të cilët jo domosdoshmërish kanë qenë në politikë apo të afërt me politiken, por edhe të tjerë si Arben Mustafa apo Përparim Gruda, që ia janë bashkuar për herë të parë. Kjo është punë e pa përfunduar”, ka thënë ai.

I pari i PDK-së ka theksuar se ky proces lidhet me reformat që po ndodhin në këtë parti.

Dinamizimi i punës dhe konsolidimi finali i Kabinetit të Qeverisë së Mirë ka me qenë në muajin maj, që të jetë pjesë e mozaikut të plotë me të cilin unë jam marrë prej ditës kur jam bërë kryetar i PDK-së e që lidhet me procesin reformues, jo si akt, por si proces”, është shprehur ai.

Çka dihet për kabinetin?

Deri me tani dihen vetëm disa nga emrat e disa individëve që do t`i drejtojnë departament përkatëse. Disa prej këtyre emra kanë më aktiv e disa më pak. Në këtë drejtim, Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, dhe koordinatori i Departamentit për Drejtësi, Përparim Gruda, kanë qenë mjaft aktive. Këta dy zyrtarë vazhdimisht kanë qenë prezent nëpër konferenca për medie dhe nëpër debate televizive duke kritikuar qeverinë në këto dy fusha.

Më pak aktiv ka qenë Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Naim Ismajli.

Kurse, koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Besa Kabashi-Ramaj, ndonëse është zgjedhur në këtë pozitë, nuk është se ka dal ndonjëherë në media për të shprehur ndonjë qëndrim të saj për çështjet që kanë të bëjnë me këtë fushë.
Deri me tani ende pa koordinator kanë mbetur këto departamente: Departamenti për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi; Departamenti për Agjendë të Gjelbër; Departamenti për Transformim Digjital dhe Inovacion; Departamenti për Punë Publike dhe Investime Kapitale; Departamenti për Punë të Brendshme, Administratë Publike dhe Qeverisje Lokale; Departamenti për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare; Departamenti për Arsim, Shkencë dhe Kapital Njerëzor; Departamenti për Kulturë, Sport dhe Turizëm; Departamenti për Shëndetësi; Departamenti për Përkujdesje Sociale; Departamenti për Punë të Jashtme dhe Agjendë Evropiane; si dhe Departamenti për Mërgatë dhe Bashkëpunim Ndërshqiptar.

Lajme të ngjashme