Emri i Fadil Vokrrit në listën e votuesve në Tiranë, gazetari Rexha jep detaje - NACIONALE

Emri i Fadil Vokrrit në listën e votuesve në Tiranë, gazetari Rexha jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka thënë se emri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri gjendet sërish në listën e votuesve në Tiranë, anise ai ka vdekur vite më parë.

Në një prononcim për “Klan Kosova”, ai ka dhënë detaje rreth kësaj.

“Nuk është hera e parë që emri i legjendës së futbollit së Kosovës, i cili ka vdekur para shumë kohësh, Fadil Vokrri, gjendet në listën e atyre që votojnë këtu në Tiranë. Edhe në vitin 2021 ndodhte”.

“Gjëja e parë që bëra kur shkova te qendra e votimit, ishte ta shihja listën dhe ishte po në vendin e njëjtë, listat e njëjta, Fadil Abdullah Vokrri, i lindur në Podujevë, nga Kosova, me shtetësi shqiptare. Por gjendet ende në listën e atyre që mund të votojnë në Tiranë. Besoj që listat nuk janë përditësuar” – ka thënë Rexha.

Lajme të ngjashme