Emisarit britanik: Kurti dhe qeveria e tij janë aktivisht të angazhuar në dialog - NACIONALE

Emisarit britanik: Kurti dhe qeveria e tij janë aktivisht të angazhuar në dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë rrugën e dialogut drejt marrëveshjes përfundimtare.

Në një intervistë për median kroate “Vecerni list”, ai ka thënë se Kosova është e angazhuar aktivisht në procesin e dialogut.

Ai është shprehur se Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive edhe në të ardhme në këtë proces.

Si Serbia ashtu edhe Kosova kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre që të vazhdojnë të bisedojnë dhe të punojnë në hapa praktikë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij janë aktivisht të angazhuar në dialog dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, është shprehur ai.

Sipas tij, arritja e një marrëveshjeje të përhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përmirësonte jetën e qytetarëve në të dy vendet.

Edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e marra në dialog. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga elementët thelbësorë që duhet të adresohet, por kjo nuk duhet të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të tjera në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja apo përparimin drejt normalizimit përfundimtar”, ka thënë Peach.

Lajme të ngjashme