Eman Rrahmani publikon disa të dhëna: 16 milionë euro u shpenzuan për blerjen e veturave zyrtare në tri vitet e fundit - NACIONALE

Eman Rrahmani publikon disa të dhëna: 16 milionë euro u shpenzuan për blerjen e veturave zyrtare në tri vitet e fundit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka publikuar disa të dhëna në rrjete sociale.

Ai ka pretenduar se në tri vitet e fundit, janë blerë më shumë se 16 milionë euro vetura zyrtare.

Postimi:

Mirëmëngjesi, Republika AUTORITARE e Kosovës.

8 milionë e 69 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2025.

6 milionë e 700 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2024.

2 milionë e 581 mijë euro janë blerë vetura zyrtare në vitin 2023.

Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë janë blerë vetura.

Sa më gjatë në pushtet, aq më shumë luks.

Ndërkohë…

Popullit rryma më e lirë?

Nafta më e lirë?

Buka më e lirë?

Vaji më i lirë?

Qumështi më i lirë?

Jo.

Janë blerë vetura.

Janë rritur çmimet.

Janë rënduar xhepat e qytetarëve.

Populli paguan.

Pushteti...?

Lajme të ngjashme