Eliza në botën e kritikës: Deputetja e PDK-së e kritikon Komunën e Prishtinës, ku partia e saj udhëheq bashkë me LDK-në - NACIONALE

Eliza në botën e kritikës: Deputetja e PDK-së e kritikon Komunën e Prishtinës, ku partia e saj udhëheq bashkë me LDK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eliza Hoxha është deputete e PDK-së. PDK-ja, bashkë me LDK-në, është pjesë e koalicionit në Komunën e Prishtinës. Megjithatë, Hoxha është kritike ndaj Komunës së Prishtinës, rrjedhimisht edhe ndaj PDK-së. Së paku në dy raste, deputetja Hoxha, që shihet më e afërt me grupin e “Bon Vivant”-it në PDK, nuk e ka kursyer nga kritikat udhëheqjen e Prishtinës,ku PDK-ja e ka një nënkryetare e disa drejtorë.

Kritika e parë e Hoxhës lidhej me një sektor që ajo e ka për qejf: arkitekturën. Më saktë, Hoxha e kritikoi planin e prezantuar të Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës, për sheshin “Xhorxh Bush”, të cilin Rama e cilësoi si një shesh për një “stil të jetës së shëndetshme”.

Por Hoxha ka një mendim krejt tjetër, që e transcedenton idenë e proklamuar nga Rama për një stil të jetesës së shëndetshme. Sipas Hoxhës, projekti i sheshit “Xhorxh Bush” lidhet “me i shtu edhe 3 lokale”. Ndonëse u pa aspak e ngazëllyer me këtë ide, Hoxha u kursye nga kritikat më të ashpra, duke shkruar se “nuk po du me u shprehë ma shumë sot”. Megjithatë, ajo paralajmëroi një kolumne më të gjerë.

“Krejt projekti me i shtu edhe 3 lokale...

Nuk po du me u shprehë ma shumë sot se kam shumë për të thënë, jo që nuk duhet të shtohet hapësira publike, por për kend po bëhet dhe si po bëhet ajo kjo është çështja.

Besoj më gjerësisht në nje kolumne, së shpejti.” – shkroi ajo, transmeton Nacionale.

Në një koment në këtë status, Hoxha foli edhe për kontrabandim të sferës publike.

“O po...por mënyra se si po kontrabandohet sfera publike me rendera është e tmerrshme...” – shkroi ajo në një koment si përgjigje për një qytetare.

Hoxha u tregua edhe më e ashpër pas shembjes së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, nga e cila shembje u lëndua seriozisht një qytetare, që po vazhdon të trajtohet në QKUK. Ajo shkroi një status, ndonëse të shkurtër, tepër kritik. Dhe për ta dërguar mesazhin kritik, Hoxha shkroi me GERMA TË MËDHA.

“PRISHTINËS I KA RA KULMI MOTI, TASH VEÇ PO E SHOHIM VËRTETË.” – shkroi Hoxha, transmeton Nacionale.

Në lidhje me këtë temë, deputetja Hoxha shkroi edhe një status tjetër. Hoxha shkroi se asaj i vjen keq që jeton në një qytet të pasigurtë, duke i uruar shërim të shpejtë qytetares së lënduar.

“Më vjen keq për ty e për të gjithë ne që jetojmë në një qytet të pasigurtë, ku ndërtesat janë pa pranime teknike e që rreziku nga kësi lloj ndërtimesh sot të ka prekur ty e nesër mund ta prekë këdo nga ne.

Dhe...shto këtu që ky është një nga ndërtimet me leje. Imagjino ato pa leje që me ligjin për legalizim veç me ca vizatime janë legalizuar.

...e përgjegjësia përtej ndërtuesve u mbetet edhe shumë kolegëve të mi arkitekt, fatkeqësisht.

Shumë pikëllim!” – shkroi ajo, transmeton Nacionale.

Ndryshe me 2 shkrut të vitit 2022, Hoxha i kishte quajtur përfaqësuesit e PDK-së në Komunën e Prishtinës si “ekip fantastik”.

“Ky është ekipi fantastik i Prishtinës që na bashkon!

Ekipi me të cilin kryetari i degës Uran Ismaili do t'a shtyej përpara agjendën e gjelbër, digjitale e kulturore për ta bërë Prishtinën destinacion brenda platformës qeverisëse të Prishtinës.

Donjeta, Besiana, Ilirik, Granit e Plator - ju priftë e mbara!” – shkruante ajo më 2022.

Lajme të ngjashme