Elbert Krasniqi njofton se Kosova ka “formalizuar” kërkesën për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare - NACIONALE

Elbert Krasniqi njofton se Kosova ka “formalizuar” kërkesën për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova ka formalizuar kërkesën për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare të quajtur “Open Government Partnership”, njoftoi ministri i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, dhe kjo pas 10 vitesh kur, siç thotë ai, u bënë përpjekjet e para për t’u anëtarësuar.

Për t'iu bashkuar OGP-së, qeveritë angazhohen të respektojnë parimet e qeverisjes së hapur dhe transparente duke miratuar Deklaratën e Qeverisjes së Hapur. Anëtarët duhet të plotësojnë kriteret e pranueshmërisë dhe të kalojnë kontrollin e vlerave të OGP. Përpara paraqitjes së planit të parë të veprimit, anëtarët e OGP-së duhet të identifikojnë departamentet përgjegjëse të qeverisë dhe të angazhohen me shoqërinë civile drejt një procesi të qartë dhe të hapur pjesëmarrjeje”,thuhet në uebsajtin zyrtar të kësaj organizate, ku janë të anëtarësuar rreth 80 shtete ndërkombëtare.

Pjesë të kësaj organizate janë gjithashtu të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Njoftimi i Krasniqit:

Republika e Kosovës formalizon kërkesën për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership – OGP.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, udhëheqëse e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership – OGP, sapo kam nënshkruar Letrën e Interesit, shkresë e cila formalizon kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Open Government Partnership – OGP.

Ne si qeveri kemi synuar qeverisjen e hapur dhe transparente andaj ky është një hap ku Republika e Kosovës i bashkangjitet vendeve me demokratike në botë sa i përket angazhimit të saj konsistent për qeverisje të hapur, llogaridhënëse, me integritet, inovacion, që rritë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe parandalon dhe lufton korrupsionin.

Anëtarësimi në Open Government Partnership – OGP është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme sepse po bëhet vetëm pas 10 vitesh pas përpjekjes së parë për anëtarësim në këtë organizatë.

Lajme të ngjashme