Eksperti i arsimit: E dua Albin Kurtin, por në sektorin e arsimit ka dështuar
Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, mendon se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë në fushën e arsimit dhe është kundër me mënyrën se sip o trajtohet kjo fushë.
Sipas tij, programi i Vetëvendosjes nuk ka garantuar ndryshim të gjendjes ndërkohë që sipas tij, arsimi duhet të jetë një investim në të ardhmen e vendit.
Hyseni thotë se Qeveria duhet të reflektojë dhe të fillojë të trajtojë fushën e arsimit si prioritet për zhvillimin e vendit.
“Unë Qeverinë Kurti e çmoj për shumë punë tjera, por për fushën e arsimit ka dështuar. Programi i saj nuk ka garantuar një ndryshim të gjendjes. Programi, edhe në këtë rast i Vetëvendosjes, ka qenë jo i mirë. Iu kam thënë haptas, e di që janë prek sepse unë kam respekt të jashtëzakonshëm për Albin Kurtin por për mua, ajo çka thotë Aristoteli “Platonin e du por të vërtetën e du më shumë”. Edhe unë Albinin e du shumë, por më shumë e du arsimin se Albinin”- tha Hyseni për Indexonline, duke shtuar që qeveria duhet të krijoj kushte që të nxënësit mos të largohen nga vendi.
“Nëse mendojmë për të ardhmen e këtij vendi, për një shtet ligjor me qytetarë të shekullit 21 ne duhet të reflektojmë se si veprojmë dhe nxënësit mos t’i largojmë por duhet krijuar kushte që ata të rrijnë”, tha Hyseni.
