“Ekipi im”: Edita Tahiri e publikon një fotografi të dialogut, shihet edhe analist pro-VV Gazmir Raci - NACIONALE

“Ekipi im”: Edita Tahiri e publikon një fotografi të dialogut, shihet edhe analist pro-VV Gazmir Raci

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka publikuar një fotografi të ish-ekipës së saj në këtë dialog.

Ajo ka kujtuar një takim me Catherine Ashton, ish-shefe e diplomacisë së BE-së, të cilin takim e ka quajtur të rëndësishëm.

“Kujtim nga diplomacia - Nje takim i rendesishem me Catherine Ashton dhe Michael Jackson dhe ekipi im i shkelqyeshem ne Dialogun e Brukselit” – ka shkruar zonja Tahiri, teksa i ka etiketuar disa nga njerëzit që duken në fotografi.

Në fotografi duket edhe Gazmir Raci, ish-anëtar i kabinetit të Tahirit, i cili tashmë është figurë publike dhe analist i rregullt në Rubikon, ku shpalosë qëndrime kryesisht pro Lëvizjes Vetëvendosje. Ai është ulur i fundit anash në krahun e djathtë të Tahirit.

Megjithatë, zonja Tahiri duket se ka “harruar” të etiketojë zotin Raci, sikurse të tjerët në fotografi.

Lajme të ngjashme