Ekipet e FSK-së në zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi: Detaje nga operacioni - NACIONALE

Ekipet e FSK-së në zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi: Detaje nga operacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje lidhur me stacionimin e forcave të FSK-së në Turqi, për të ndihmuar në gjetjen e trupave pas tërmetit.

Në një postim në facebook, ministria ka bërë të ditur se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë vendosur në zonën Hatay.

Ministria ka theksuar se kontingjenti i FSK-së po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit.

POSTIMI:

Kontingjenti ynë po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar

Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë, që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha.

Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur.

Lajme të ngjashme