Edukatorja në Mitrovicë rrah fëmijën për të cilën duhej të kujdesej - deklarohen nga çerdhja
Institucioni parashkollor “Kopsht dhe Çerdhe Nina” ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka reaguar për një rast të sulmit fizik ndaj një fëmije nga edukatorja A.A.
Sipas komunikatës, A.A ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës S.I, gjatë kohës që ishte nën kujdesin e saj.
Pas ngjarjes, ky institucion parashkollor, përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, konfirmoi sulmin e edukatores, e cila mohoi dyshimet e ngritura ndaj saj, duke pretenduar se këtë sjellje e ka bërë në një afekt pa qëllim ose pa dashje.
Më tej institucioni parashkollor ka bërë të ditur se masat janë marrë duke njoftuar prindin e fëmijës.
“Me anë të kësaj komunikate shprehi keqardhje që një rast i tillë ka ndodhur në Institucionin tim dhe me anë të këtij vetëdeklarimi i siguroj prindërit dhe opinionin se sjelljet e tilla janë të patolerueshme në institucionin tonë” – thuhet mes tjerash në komunikatë.
