Edita Tahiri: Takimi i sotëm Kurti-Vuçiq nuk sjell marrëveshje finale - NACIONALE

Edita Tahiri: Takimi i sotëm Kurti-Vuçiq nuk sjell marrëveshje finale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Edita Tahiri, ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, ka shkruar një status në lidhje me takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se sot nuk pritet një marrëveshje finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është celësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale. Edhepse takimi i sotëm Kurti-Vuçiq në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë, është e qartë se edhe BE, SHBA, NATO janë të bindura se ka ardhur koha per marrëveshje finale. Kjo gjë u pa nga angazhimi maksimal dhe mesazheve të tyre të dhëna këto ditë”, shkroi Tahiri në Facebook.

Lajme të ngjashme