Edi Rama: Skënderbeu nuk e ka ndërruar fenë, një ditë do të kemi rilexim të historisë - NACIONALE

Edi Rama: Skënderbeu nuk e ka ndërruar fenë, një ditë do të kemi rilexim të historisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një bisede me të rinj dhe studius në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka thënë se me siguri historia e popullit shqiptar do të rishkruhet.

“Ka aq shumë gjëra për të mësuar nga historia libri është një nga gjërat më të vyera që janë shkruar në gjuhën shqipe. Skënderbeu nuk e ka ndërruar fenë, kjo është një gjë shumë thelbësore nga e kaluara e popullit shqiptar. Për shkak të detyrës nuk më këshillohet të përfshihem në këtë vorbull, por ka edhe më tej se kaq, ka edhe Ballkani Perëndimor. Kam pasur një debat për këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Europë, siç ka një Europë Perëndimore, Lindore, ka edhe një Juglindore.” - tha Rama.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor është një elaborim për të vendosur një vijë mes kësaj ane e Turqisë.

“Ndaj po të gjendesh në një tryezë ku janë edhe turqit e sheh se ka një trekëndësh. pjesa Turke do Ballkanin. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e malin, po mendoja paskemi bërë malin e hapur(Ballkani i Hapur).”- mendon Rama.

Sipas tij, duhet që historia ta ketë një rilexim sepse historia, sipas tij, është e “destinuar të rishkruhet”.

“Nuk është keq të hapim malin. Një gjë dua të them për t’i vënë kapak se kjo bisedë është kaq e veçantë dhe interesante sa mund të vijojmë deri nesër por keni detyrë të lexoni nesër. Ka një gjë nga fundi i librit kur autori jep një shpjegim për një pyetje lidhur me historinë, që historia është e destinuar të rishkruhet e të lexohet në kohë të ndryshme e në kontekste të ndryshme dhe me siguri një ditë do të kemi një rilexim tjetër të historisë së Skënderbeut.” – tha kryeministri shqiptar.

Lajme të ngjashme