Edi Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të reja menjëherë - NACIONALE

Edi Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova të shpallë zgjedhje të reja menjëherë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk kanë diskutuar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës.

Rama në Tv Klanka thënë se nuk është kërkuar konsultim nga Kosova, pasi sipas tij kjo është në të drejtë e Kosovës pasi janë shtet i pavarur.

I pyetur se a është takuar me Osmanin në Moldavi, Rama ka thënë se po, por që nuk kanë pasur diskutim mbi këtë çështje.

Jam takuar po, jam takuar dje dhe sot po nuk kemi patur diskutim mbi këtë çështje, sepse është çështje që janë ata që vendosin nëse duan të diskutojnë ose jo.” – ka thënë Rama.

Rama ka treguar se rreth tensioneve në veri, nuk ka pas anjë takim mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Jo sepse është një çështje që është përgjegjësi dhe është kompetencë e plotë e Kryeministrit të Kosovës dhe në një farë mase dhe e Presidentes. Janë ata që vendosin që nëse dëshirojnë të diskutojnë ose jo për atë çështje, nuk jam unë i marr dhe i them. Është respekt për ta dhe instiutucionet e Kosovës sipas meje.

Ndër të tjera Rama ka thënë se serbët duhet të kthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të reja.

Nuk më takon mua të nxjerr përgjegjësit. Në Moldavi kanë qenë të pranishëm të gjithë liderët e Evropës dhe disa vendeve të tjera dhe qëndrimi unik i të gjithë liderëve të BE-së është qëndrim i njëjtë me atë të SHBA-së, që kjo situatë është e papranueshme dhe ka dy gjëra për të bëre, serbët duhet të kthehen në institucione, Kosova duhet të shpallë zgjedhje të reja menjëherë që situata të vihet në vend.” - tha Rama.

Lajme të ngjashme