Edi Rama me nervozë i reagon shefit të OKB-së: Ofro sqarime, pse jo "Kosova dhe Serbia"
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një komunikatë të zëdhënësit të Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, ku sipas tij, emri i marrëveshjes Kosovë-Serbi është shkruar gabimisht.
Rama përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka vënë re se në komunikatë thuhet “Beograid dhe Prishtina”, ndërsa në emrin e marrëveshjes thuhet “Kosova dhe Serbia”.
“'Beogradi dhe Prishtina'?! Një gabim serioz apo një lëshim? Emri zyrtar i saj është 'Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë' dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari Gjeneral nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht.” – ka shkruar ai.
'Belgrade and Pristina'?! A serious mistake or a lapse? The official name of it is 'The Agreement on the Path to Normalization between Kosovo and Serbia', and it would be unacceptable if the SG did not use this proper name deliberately. Please provide clarification promptly. pic.twitter.com/n48UMyklS1
— Edi Rama (@ediramaal) March 21, 2023
Në fund, Rama ka kërkuar edhe sqarime në lidhje me këtë gjë.
“Ju lutemi ofroni sqarime menjëherë.” – ka thënë tutje.