Edi Rama komenton marrëveshjen për targa, përmend edhe kohën kur Albini ishte në burg
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.
Përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", Rama tha se nuk është aspak dakord që të sulmohet Kurti pse u soll si kryeministër.
Tutje, kreu i ekzekutivit shqiptar shtoi se ta sulmosh Kurtin pse u soll në këtë mënyrë, është si t'i kërkoh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg.
"S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!", shkroi ndër të tjerash Rama.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2022