Edi Rama i reagon Serbisë: Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të shtetit serb ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut mbi pohimin se ofenduan Serbinë me vendimet për njohjen e Kosovës, duke i kujtuar atij se tri vendet e Ballkanit Perëndimor janë aleatë në NATO.
Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se nuk duhet harruar fakti që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrës.
Më tej ai ka paralajmëruar se nuk do të lejohet askush t'i tërheq prapa në të shkuarën.
"Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme", - ka shkruar Rama.
Threats against the stability and integrity of North Macedonia and Montenegro are dangerous and unacceptable. Let's not forget that Albania, North Macedonia and Montenegro are NATO allies fully dedicated to the security and territorial integrity of one another. We have achieved…
— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2023