Edi Rama bëhet operacion nga “zora qorre”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është operuar në orët e para të së hënës.
Rama i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apandesitit apo që ndryshe njihet si “zorra qorre”.
Ai u operuar në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Sipas njoftimit, operacioni konsiderohet i sukseshëm dhe gjendja e tij është e mirë.
