Edhe një mjek largohet nga QKUK-ja
Fillimi i vitit të 2023-tës nuk e ka gjetur në QKUK Alergologu dhe Imunologun Dukagjin Zogaj. Ai e ka lënë punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si specialist në Klinikën e Alergologjisë në QKUK e ka konfirmuar vet Zogaj.
“Dorëheqja ka të bëjë vetëm me arsye personale”, ka thënë shkurt doktori Dukagjin Zogaj për Demokracia.com.
Në këtë klinikë para disa kohe e raportohet se e ka lënë punën edhe alergologia Prof. Luljeta Ahmetaj

