Edhe kyreprokurori Gashi arrin te Kuvendi i Kosovës - NACIONALE

Edhe kyreprokurori Gashi arrin te Kuvendi i Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, pas kërcënimit për bombë.

Ndërkohë, aty ndodhen edhe forca të shumta të policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se kërcënimi ka ardhur në orët e mëngjesit përmes një mesazhi telefonik.

Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet” - është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, policia ka treguar në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria.

Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt” – thuhet në fund.

Lajme të ngjashme