Edhe Kurti merr pjesë në Forumin e organizuar nga presidentja Osmani - NACIONALE

Edhe Kurti merr pjesë në Forumin e organizuar nga presidentja Osmani

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesëmarrës në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të organizuar nga presidenca e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga presidenca, përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në “X”.

Pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministra e presidentë nga vendet e rajonit.

Ndërkohë, forumi pritet të mbahet në datat 15 dhe 16 prill.

Lajme të ngjashme