Rukiqi shpjegon se çka do të thotë vlerësimi kreditor i Kosovës në kategorinë BB: Duhet të shqetësohemi - NACIONALE

Rukiqi shpjegon se çka do të thotë vlerësimi kreditor i Kosovës në kategorinë BB: Duhet të shqetësohemi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka shpejguar se çfarë do të thotë vlerësimi kreditor i Kosovës në kategorinë BB.

Sipas Rukiqit, lajm i mirë është vlerësimi kreditor, por që kategoria BB nuk është për t’u krenuar.

Ai thotë se me vlerësimin e Kosovës në këtë kategori duhet të shqetësohemi.

Në gjuhën financiare, kur një kompani ose shtet vlerësohet me "BB", kjo do të thotë se ka një rrezik më të lartë për ata që japin para borxh për atë shtet ose kompani. Është si të thuash se dikush ka një histori jo shumë të mirë të pagesave, është borxhli i keq, prandaj kur ai merr borxh, ka më shumë gjasa të mos e paguajë atë borxh në kohë ose të mos e paguaj fare.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Lajm i mirë, që për Kosovën është bërë vlerësimi kreditor, nga Fitch Ratings, por asgjë për tu krenuar me vlerësimin kreditor, në kategorinë BB-. Në fakt duhet të shqetësohemi.

Nuk mund të pritet vlerësim më i mirë kreditor, për një vend nën sanksione, zyrtarët e të cilit flasin çdo ditë për luftë, si dhe me deficit tregtar 5 miliardë euro dhe pa asnjë investim serioz në ekonomi.

Për ata që nuk janë ekonomista, po e thjeshtësoj pak terminologjinë. Çka është “vlerësimi kreditor” (Credit Rating), për shtetet në kategorinë BB-, i sapo publikuar për Kosovën?

Në gjuhën financiare, kur një kompani ose shtet vlerësohet me "BB", kjo do të thotë se ka një rrezik më të lartë për ata që japin para borxh për atë shtet ose kompani. Është si të thuash se dikush ka një histori jo shumë të mirë të pagesave, është borxhli i keq, prandaj kur ai merr borxh, ka më shumë gjasa të mos e paguajë atë borxh në kohë ose të mos e paguaj fare.

Pra, "BB" është si një notë në libreze. e një nxënësi që është më poshtë mesatares (nota 2-).

Lajme të ngjashme