Pamje ekskluzive nga zbulimi i instalacionit të Petrit Halilajt në MET në New York - NACIONALE

Pamje ekskluzive nga zbulimi i instalacionit të Petrit Halilajt në MET në New York

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Është hapur për publikun, i shumëprituri, instalacioni i artistit kosovar Petrit Halilaj, komisionuar dhe zbuluar nga Muzeu Metropolitan i Artit në New York.

Si projekti skulptural më i rëndësishmi i Halilajt në ambient të hapur, ‘Abetare’ ka transformuar terracën e Iris dhe B. Gerald Cantor të Muzeut MET, me një instalacion të shtrirë që eksploron ndërthurjen e realitetit dhe imagjinatës përmes botës së pasur të vizatimeve të fëmijëve.

Skulpturat metalike janë frymëzuar nga shkarravinat dhe vizatimet e gjetura në bankat e shkollës, ku ai vijonte mësimet në Runik, Kosovë, si dhe në shkolla të tjera të rajonit, të cilat tani po pësojnë ndryshime të mëdha kulturore dhe socio-politike.

Me entuziazëm të lartë, Muzeu MET komisionoi dhe zbuloi instalacionin skulptural të Petrit Halilajt në çatinë e terracës së Iris dhe B. Gerald Cantor, për të krijuar një bashkëbisedim të ndjerë në mes artistit, Muzeut, qiellit të Manhattan, dhe jo vetëm,” tha Max Hollein, Drejtori dhe CEO i Marina Kellen French të MET. Drejtori i MET, e cilëson artistin kosovar si tejet vizionar dhe ndërkombëtar në fushën e tij. “Rrëfimi që Petriti gjithmonë po tregon është historia e tij, por është gjithashtu historia e shoqërisë sonë. Ai na dhuron një përvojë emocionale dhe personale, dhe përmes artit të tij, e bën këtë si diçka me të cilën një gjeneratë e tërë mund të personifikohet. Dhe kjo e bën atë tejet të fuqishëm,"-shtoi drejtori i Muzeut.

Shkarravinat e zakonshme të nxënësve në bankat e tyre, në çaste monotonie apo shpërqendrimi, pëmbajnë fantazitë dhe ëndrrat e kokës së tyre,” tha Halilaj.

Pamjet ekskluzive nga ngjarja e djeshme e zbulimit të instalacionit 'Abetare', në Muzeun MET në Neë York, nga artisti kosovar Petrit Halilaj.

Lajme të ngjashme