Edhe Italia demanton Kurtin e Sveçlën: S’u koordinuan me Qeverinë tonë për shpalljen e organizatave terroriste - NACIONALE

Edhe Italia demanton Kurtin e Sveçlën: S’u koordinuan me Qeverinë tonë për shpalljen e organizatave terroriste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Italia ka demantuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me deklaratat se vendimi për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste është marrë në koordinim me ta.

Ambasada Italiane në një përgjigje për “KlanKosova” ka thënë se ky vendim s’u koordinua me Qeverinë e Italian, e as s’u informua në lidhje me këtë.

“Sa i përket vendimit për shpalljen e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste, vlen të thuhet se nuk është marrë në koordinim me qeverinë italiane, e cila as paraprakisht nuk ishte e informuar nga autoritetet kosovare.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Theksojmë se edhe ShBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, demantuan po ashtu Qeverinë e Kosovës.

Ndërkohë, jo vetëm me shtetet e QUINT-it, Qeveria e Kosovës s’u koordinua as me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, kur mori vendim për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut”, organizata terroriste.

Kjo është konfirmuar nga KFOR për Nacionalen, në pyetjen rreth deklaratave të ministrit Sveçla, i cili deklaroi se “gjithçka ndodhi në koordinim”.

“KFOR-i s’ka qenë i përfshirë. – thuhej në përgjigjen e tyre.

Lajme të ngjashme