Dreçun: Situata në Kosovë është dramatike
Milan Dreçun, president i të ashtuquajturit Komitet Parlamentar për Kosovën, ka folur rreth situatës në veri të Republikës së Kosovës.
Siç transmeton Danas, gazetë opozitare ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiq, Dreçun ka theksoi se situata në Kosovë po hy në një fazë dramatike.
Tutje, raportohet se Dreçun ka thënë se Kosova s’po dorëzohet në hapat e saj unilaterale.
“Kjo tregon edhe pamaturinë e Prishtinës, e cila me sa duket nuk turpërohet nga shkaktimi i incidenteve jashtëzakonisht të rënda. Oficerët tanë mund të kishin hapur zjarr. Kjo është shkelje e të gjitha marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike.” – tha ai, transmeton Danas.