E sikletshme: Feraj udhëtoi bashkë me Golën në Zvicër, por ia shkruan gabim emrin - NACIONALE

E sikletshme: Feraj udhëtoi bashkë me Golën në Zvicër, por ia shkruan gabim emrin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, kandidat për deputet nga radhët e VV-së, ka udhëtuar në Zvicër bashkë me dy kolegë të tij, Ardian Gola dhe Agon Batushën.

Ndonëse udhëtoi bashkë me Golën, Feraj ia shkroi në mënyrë të gabuar emrin deputetit nga Gjakova.

Në vend të Ardian, Feraj e shkroi Ardijan. Pra një j më shumë se që duhet.

“Të sukseshëm në biznes, të ditur në politikë, të ndershëm në jetë:

Nga takimi me bashkëatdhetarët tanë në Zvicërr, bashkë me deputetët Ardijan Gola (nr. 39) dhe Agon Batusha (nr. 74), nuk kuptohej a po na kërkojnë ata ne, apo ne atyre: votoni 118, votoni për Kurti 3, #500k” – ka shkruar Feraj.

Është gabim i vogël, megjithatë s’duhet harruar mësimin e kahershëm që “për një shkronjë që ti se vë, fjala mik bëhet ik”.

Lajme të ngjashme