‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një - NACIONALE

‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim me qytetarët e Kaçanikut, ku prezantoi programin dhe vizionin e LDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Nga atje, Abdixhiku tha se "ringritja ndodhi dhe këtu", ndërsa shtoi se "LDK dhe populli janë bërë tashmë një!".

Postimi:

KAÇANIK!

Ringritja ndodhi dhe këtu. Pas një kohe të gjatë, mblidhemi kaq shumë. E paparë! LDK dhe populli janë bërë tashmë një!

Në këtë qytet fisnik, me familje punëtore e qytetarë plot vullnet, gjetëm shpresën për Republikën, siç e kishim projektuar me ta gjithëherë!

Emocion!
Përkushtim!
Ndryshim!
124 është numri ynë!
Kaçaniku po i prinë rendit të gjatë të qyteteve për ndryshim!

Lajme të ngjashme