E pabesueshme deri në mrekulli: Del një video e Kurtit ku zotohej të ishte gjithçka që nuk është - NACIONALE

E pabesueshme deri në mrekulli: Del një video e Kurtit ku zotohej të ishte gjithçka që nuk është

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një intervistë e Albin Kurtit – atëbotë opozitar – në Radio Televizionin e Kosovës është rikthyer në qarkullim në rrjete sociale ku zotohej të ishte gjithçka që nuk është sot.

“Jemi të intersuar (për një qeveri që kryeministri i frikësohet Kryeprokurorit dhe RTK-së”, thotë Kurti në atë intervistë në RTK, ndërsa saktësisht këto dy gjëra, një qeveri që frikësohet nga prokuroria dhe ballafaqimi në televizion publik përbëjnë “demokracinë”.

“Pra, ne jemi të interesuar që kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës t’i frikësohet kryeprokurorit dhe televizionit publik (RTK-së) – e jo e kundërta. Pra, kjo është ideja jonë: ideja jonë është që qeveria t’i frikësohet qytetarëve, publikut dhe gjyqësorit – e jo të jetë frikësuese ndaj tyre. Pra, kjo është demokracia”, thoshte Kurti, raporton Nacionale.

Gati se dhjetë vite më vonë RTK-ja drejtohet nga Rilind Gërvalla, i caktuar aty nga Vetëvendosja dhe që i qëndron gjerësisht në linjë partisë – si dhe në betejë të rëndë me prokurorinë dhe gjyqësorin, e më saktësisht me kryeprokurorin e shtetit, Blerim Isufajn.

Lajme të ngjashme