E mbrojti Mihalin, por jo edhe Liburn Aliun: Asnjë shkronjë pro ministrit nga “Grupi i Tiranës”
Dje gazeta “Nacionale” e publikoi një aktvendim të Prokurorisë Speciale përmes së cilës vendosjet për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit, duke e përfshirë edhe Liburn Aliun, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Aliun e mbrojtën disa deptutetë, megjithatë u vrejt një heshtje interesante. “Grupi i Tiranës”, siç njihen gjerësisht nga kritikët Elvis Hoxha, Hysamedin Feraj, Enis Sulstarova e Dejona Mihali, ndër të tjerë, nuk i dolën në mbrojtje Aliut, as me shkronja, as me zë e figurë.
Ndonëse janë të zëshëm për shumë tema politike dhe njihen për reagimet “militare” në mbrojte të VV-së, “Grupi i Tiranës” nuk foli asgjë për aktvendimin e Prokurorisë Speciale. Ata zgjodhën të mosshkruajnë për hetimet ndaj Aliut, duke parapëlqyer heshtjen shkronjore.
Në fakt, “Grupi i Tiranës” krejt çfarë bëri ishin llajkat në reagimin e Aliut në Facebook. Feraj, Mihali dhe Hoxha pëlqyen statusin, që mund të themi se është një përkrahje simbolike, alla “llajkatore” për Aliun. Kjo është një qasje më ndryshme, e rrallë nga ana e “Grupit të Tiranës”, të cilës vazhdimisht nuk kanë ngurruar të shkruajnë për tema të ndryshme politike në Kosovë.
Sjellim ndër mend që Nacionale javën e kaluar raportoi se si Grupi i Tiranës e mbrojti Mihalin, pasi Nacionale i publikoi disa biseda ndërmjet Mihalit dhe Nagip Krasniqit, ish-kryeshef i KEK-ut tash i akuzuar për korrupsion.
Çfarë shkroi Nacionale?
Dje Nacionale publikoi një aktvendim të Prokurorisë Speciale. Sipas dokumentit ministri Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e përsonit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t'i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.
Ministri Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për t'i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik t'u zvogëlohen borxhet.
Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm buxhetit të Kosovës miliona euro.
Çfarë shkroi Aliu?
Pas publikimit të Nacionales, ministri Aliu reagoi në faqen e tij në Facebook. Aliu shkroi se nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për këtë temë, ndërsa ofroi bashkëpunimin e tij.
“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti” – ka shkruar Aliu.