E konfirmuar: EULEX nuk e ka intervistuar Sylejman Selimin - NACIONALE

E konfirmuar: EULEX nuk e ka intervistuar Sylejman Selimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar sot nga EULEX-i.

Në një përgjigje për Gazetën Nacionale nga zyra për informim në EULEX, kanë bërë të ditur se Sylejman Selimi nuk është intervistuar.

Në përgjigjen e tyre, thuhet se EULEX nuk ka mandat për të intervistuar ndonjë person.

Jo, EULEX-i nuk e ka intervistuar personin të cilin e keni përmendur në emailin tuaj. Misioni nuk ka mandat për ta intervistuar ndonjë person.” – thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Lajme të ngjashme