E çuditshme: Kina i kapet Kosovës, ankohet se Avdullah Hoti ia cenoi integritetin - NACIONALE

E çuditshme: Kina i kapet Kosovës, ankohet se Avdullah Hoti ia cenoi integritetin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Serbi, ka reaguar pas vizitës së ish-kryeministrit të Kosovës dhe bashkëkryetarit të “Sindikatës Ndërparlamentare për Politikën Kineze”, Avdullah Hoti në rajonin kinez të Tajvanit.

Pala kineze ka thënë se politikanët e Kosovës kanë cenuar integritetin territorial të Republikës Popullore të Kinës gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit dhe ka kërkuar të ndalojnë menjëherë manovrat e tilla politike.

Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të” – thotë ambasada.

Lajme të ngjashme