E konfirmuar: 1 mijë e 567 qytetarë votuan në katër komunat veriore - NACIONALE

E konfirmuar: 1 mijë e 567 qytetarë votuan në katër komunat veriore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në ora 19:00 ka përfunduar procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës.

Gjatë ditës është raportuar se vetëm një numër i vogël i qytetarëve kanë dal për të votuar në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka konfirmuar për Nacionalen, numrin e saktë të votuesve në katër Komunat veriore.

1 mijë e 567 qytetarë del se e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

Në Leposaviq votuan 141 qytetarë, apo 1.06%

Në Zubin Potok, 385 qytetarë, apo 5.75%

Në Zveçan, 204 qytetarë, apo 2.92%

Në Mitrovicën e Veriut, 837 votues apo 4.62%.

Në konferencë për media ka dalur Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili ka njoftuar se rezultatet e para, priten të shpallen rreth orës 20:00.

“Procesi zgjedhor është zhvilluar pa problem. Komisionerët janë duke bërë numërimin e fletëvotimeve”

“Dua të ju njuftoj se pas numërimit në katër komuna rezutlatet preliminare do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së përfaërsisht diku rreth orës 20:00”, ka thënë ai.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi Zubin Potoku e Zveçani janë katër komunat e veriut sot u zhvillua një proces zgjedhor. Megjithëse nuk u raportuar për ndonjë problem, dalja ishte tejet e ulët.

Nga katër komunat e veriut, dalja më e madhe është në Zubin Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Lajme të ngjashme