E kap kokën: Konjufca duket i lodhur pas përfundimit të debatit mbi Kusarin e Radoiçiqin
Në seancën e Kuvendit të Kosovës është mbajtur një debat i ashpër në mes pushtetit dhe opozitës rreth bisedës së Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar nga Prokuroria Speciale për sulmin në Banjskë.
Pas gati 1 orë debat, pushteti e mbivotoi kërkesën e opozitës për debat rreth kësaj teme.
Pasi u mbivotua nga pozita, opozita ka lëshuar sallën, shkruan Nacionale.
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, u pa i lodhur nga debati në Kuvend, pasi e kapi kokën, siç mund të shihet në fotografinë e mëposhtme.