Aksion te forumi i Vjosa Osmanit pas vrasjes së gruas në Pejë, policia tenton t’i pengojë aktivistët - NACIONALE

Aksion te forumi i Vjosa Osmanit pas vrasjes së gruas në Pejë, policia tenton t’i pengojë aktivistët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistët kanë mbajtur një aksion te hoteli ku po mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidenca e Kosovoës.

Baneri me fjalët: “Mjaft me konferenca, shpallne gjendjen emergjente tani”, është vendosur para hotelit.

Ndërkohë, Nacionale ka siguruar pamje derisa pjesëtarë të policisë, u kanë thënë aktivistëve “vendoseni banerin dhe shkoni”.

Njëri prej tyre, dëgjohet duke i thënë aktivistet: “E ftume nuk je…vendoseni banerin dhe shkoni”.

Ndërkohë, ajo është përgjigjur duke thënë se ato nuk paraqesin rrezik.

“Kjo nuk është rrezik, mos na shtyni, kolegy yt më shtyu. Nuk jemi të armatosur ne. Ju jeni të armatosur.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme