E frikshme: Si u ndryshua Raporti i Auditimit për t’ia ulur Qeverisë shpenzimet në karburante
Zyra Kombëtare e Audimit, ka ndryshuar Raportin Kombëtar të Auditimit, dy muaj pas publikimit në faqen zyrtare i cili kishte gjetur mbi 31 milionë euro shpenzime të Qeverisë në karburante.

(Screenshot i ditës së sotme, 1 nëntor 2024 nga Raporti i Auditimit. Shih shpenzimet)

(Screenshot tani: Raporti i ndryshuar i Auditimit. Shih shifrat e shpenzimeve, të ndryshuara)
Qysh nisi: Në emisionin Pressing, deputetja Hykmete Bajrami, citoi raportin zytar të Zyrës Kombëtare të Audimit, referuar faqes 42 të Raportit, i cili tregonte se Qeveria ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.
“Më lejoni të ju them këtë, në faqen 42 të Raportit të Zyres Kombëtare të Auditimit. Furnizimet mjekësorë janë 51 milionë, në vitin 2023. Shpenzimet e karburantit, 31 milionë. 31 milionë të krejt qeverisë”, thotë Bajrami në Pressing.
(nga minuta: 43:46)
Në debat, në kontekstin e investimeve për shëndetësi, znj.Bajrami iu referua këtij Raporti zyrtar, i cili tregonte po ashtu në po atë faqe dhe po atë paragraf, se shpenzimet për shëndetësi, apo për barna, ishin 51 milionë euro.
Raporti i publikuar në gusht të këtij viti, u ndryshua sot, në orët e pasdites së 1 nëntorit 2024.
Gjithçka ndodhi shpejt…
Deputetja Hykmete Bajrami, e pyeti ministrin Hekuran Murati lidhur me të gjeturat e raportit si më poshtë:
“Një pyetje publike për Hekuran Muratin i cili sot e paska vendosë me kalu kohën në facebook.
Çka ka me thanë ''ministri i financave'' lidhur me konfirmimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2023, faqe 42, ku thuhet se gjatë vitit 2023 vetëm për karburante janë shpenzuar 31 milionë Euro, ndërsa për furnizime mjekësore 51 milionë Euro.
Pra, furnizime mjekësore për krejt qytetarët e Kosovës 51 milionë Euro, a veç naftë për vetura zyrtare 31 milionë Euro, (ta kemi të qartë bëhet fjalë për një një vit, jo për një mandat).
P.S.
Në 2019 shpenzimet e karburantit kanë qënë 8.5 milionë Euro RVA (2019), faqe 35, ndërsa norma e inflaciont për këtë produkt 2019-2023 është 22%.
Shihni linkun e raportit për 2023 dhe lexojeni vetë në faqe 42”
Më pas, ministri Hekuran Murati reagoi duke e quajtur këtë si ‘lajm të rremë’, por që në fakt, në paragrafin e fundit të reagmit të tij thotë se ‘shpenzimet mund të jenë shumat për ngrohje, dru zjarri’.
Shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mund të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete.
Lajmet e rreme nuk kalojnë!
Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro.
Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.
Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së.
Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë.
Shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit mund të jetë përmbledhje që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje, ose dru zjarri për ngrohje, por nuk ka të bëjë me shifrën faktike që është shpenzuar për karburant për automjete.
Bajrami ia kthen prapë:
Hekuran,
Trego kush po rren. A po rren Zyra Kombëtare e Auditimit?
Në Raportin e Auditimit 2023, në faqe 42, shkruan se janë 31 milionë euro shpenzime në karburante.
Ministër, i vetmi manipulues këtu jeni ju, por mashtrimeve dhe manipulimeve po ju vjen fundi dhe atë shumë shpejtë, me 9 shkurt.
Murati ia kthen përsëri:
Hykmete,
Nëse duhet të të përgjigjem ashtu siç e ke shtruar pyetjen, ajo që po rren je ti, kur thua që janë shpenzuar 31 milionë euro naftë për vetura zyrtare (shih foton e dytë).
Fakti i pakontestueshëm është se në vitin 2023 për qeverinë bashkë me të gjitha institucionet tjera dhe komunat, karburant për vetura (dhe jo vetëm zyrtare, por kryesisht policia dhe FSK-ja) është shpenzuar 10.47 milionë euro.
Për dallim prej teje, që se ke problem të baltosësh institucionet në kuadër të fushatës së pistë që po bëni, unë dua të besoj në integritetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe që shifra prej 31 milionë eurove, ose duhet të jetë ndonjë lëshim teknik, ose duhet të jetë përmbledhje e kategorisë së lëndëve djegëse, ku pastaj hyjnë edhe nafta për ngrohje apo drutë e zjarrit.
Por nëse je aq e interesuar, mund edhe të kërkosh informata shtesë e sqarime nga ZKA. Si kryesuese e Komisionit Parlamentar që mbikëqyr këtë institucion, të takon.
Deputetja Hykmete Bajrami, sërish ia kthen si më poshtë:
“Disa shpjegime të thjeshta për ministrin e mashtrimeve dhe dështimeve
Meqë jeni shumë të ngarkuar me propagandë dhe mbulim të mashtrimeve e dështimeve prej mungesë së çerdheve e deri te mungesa e banesave sociale, po ju shpjegoj disa gjëra elementare.
Rrena është kur dikush e thotë një pohim, mohim, konstatim që s’ka asnjë bazë dhe s’mund të vërtetohet.
Fakti është kur e them se Zyra Kombëtare e Auditorit shkruan në raport se janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante unë e bazohem pikërisht në raport zyrtar, në raport të publikuar që është lehtë e vërtetueshme.
I referohem Zyrës Kombëtare të Auditorit sepse edhe unë i besoj pavarësisht se keni kapur dhe instrumentalizuar secilin institucion nga AKI-ja e deri te Policia e Agjencitë tjera të pavarura.
Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve.
Shiheni në raportin e ZKA-së për vitin 2019: për karburante për vetura, lëndë djegëse dhe dru, janë shpenzuar rreth 13.5 milionë Euro, derisa në 2023 vetëm në karburante 31 milionë Euro.
Faktet janë fakte.
Manipulimeve po ju vjen fundi”
Dhe pas këtij reagimi të deputetes Bajrami, ndodh edhe skandali, ku Zyra Kombëtare e Auditimit, i ka dërguar email asaj, me Raportin e korrigjuar.
“Le që manipulues por tani edhe të parashikushëm
Sakt para një orë këtu në fcb e thashë:
''Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve''.
Sapo i pranove në e-mail shkresën, vendimin dhe Raportin e Auditimit për vitin 2023, të korigjuar.
Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet.
Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore”, tha Bajrami.