Hamdi anti-amerikani që e ka "idoll" Enver Hoxhën, del të jetë ish-kandidat i VV-së për asamble - NACIONALE

Hamdi anti-amerikani që e ka "idoll" Enver Hoxhën, del të jetë ish-kandidat i VV-së për asamble

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shumëkush mund ta ketë parë ditëve të fundit një person të quajtur Hamdi duke sharë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e duke treguar haptas se është anti-amerikan. Nacionale siguroi një intervistë me të, ku na tregoi edhe përkrahjen e tij për ish-diktatorin Enver Hoxha. Por i njëjti, po del të jetë edhe ish-kandidat për asamble në komunën e Mitrovicës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shartari në intervistën e tij dhënë Nacionales bëri disa deklarata skandaloze, fillimisht, duke pretenduar se amerikanët kanë interesa në Kosovë, e madje i cilësoi edhe si hajdutë.

Por fjalët e tij për Enver Hoxhën, janë krejtësisht të papranueshme.

“Diçka kanë bo ata që i ka myt.” – tha mes tjerash ai.

Hamdiu del të jetë ish-kandidat për asamble nga LVV-ja

Nuk e tha në intervistën dhënë Nacionales, por me një kërkim të thjeshtë në internet, shihet se Hamdi Shartari, ka qenë edhe pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai duket se ka kandiduar për asamblist të LVV-së në Mitrovicë.

Por me të kërkuar në “Google” rreth këtij personazhi, dalin edhe lajme të tjera që flasin shumë për figurën e tij.

I njëjti, është përfolur shpesh nëpër media për sharje e ofendime ndaj qytetarëve, e madje, edhe ndaj deputetit të Listës Guxo, Burim Karameta.

Lajme të ngjashme