E çuditshme: Ndonëse VV-ja i ka votat, Bahtirit i “diftohen” barrikadat në rrugën e konstituimit të Kuvendit - NACIONALE

E çuditshme: Ndonëse VV-ja i ka votat, Bahtirit i “diftohen” barrikadat në rrugën e konstituimit të Kuvendit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, i është servilosur pak liderit të partisë.

Ai ka lavdëruar shefin e tij dhe ka sharë subjektet politikë opozitare.

Ndonëse VV-ja i ka votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit, në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar për barrikada në rrugën e konstituimit të Kuvendit.

Sa më shumë e ashpërsojnë gjuhen ndaj punës tënde të mirë, aq më shumë dëshmojnë se po u shembet skenari. Ata i bën bashkë frika, jo e mira e vendit! Nuk do të lejojmë që dikush të na barrikadojë rrugen që e kemi nisur në të mirë të vendit cep më cep. Por, i ftojmë njerëzit e devotshem të na bashkangjiten, sepse është jetike për Kosoven. Prandaj, na priftë e mbara, kryeministër Kurti!”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të ngjashme