Raportohet se e “çnjohu” Kosovën, Somalia e varfër ka “marrëdhënie speciale” me Erdoganin - NACIONALE

Raportohet se e “çnjohu” Kosovën, Somalia e varfër ka “marrëdhënie speciale” me Erdoganin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje theksoi se janë 9 vende që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndonë nuk ofroi asnjë fakt për këtë pretendim të çuditshëm. Njëri nga emrat e shteteve që u përmend në mesin e shteteve “pishman” për njohjen ishte edhe Somalia, që gjendet në kontinentin e Afrikës e që aktualisht përballet me probleme të shumta përfshirë mungesën e ushqimit.

Por për çfarë tjetër njihet Somalia?

Së pari, një gjë duhet përmendet. Somalia është një vend relativisht i vogël, me 16 milionë njerëz dhe gjeografikisht në Bririn e Afrikës. Nga kjo popullësi 16 milionëshe, shumica absolute janë të përkatësisë myslimane, të cilët përballen me shumë probleme.

Somalia është ndër vendet më të varfëra në botë dhe vuan nga një luftë civile mes fiseve, e cila vazhdon edhe sot. Në fakt, Somalia ka probleme edhe me integritetin e saj territorial, pasi aty është edhe Somalilandi, një shtet i vetëdeklaruar si i pavarur, që ndonëse nuk njihet ndërkombëtarisht, është de facto një shtet i pavarur.

Sipas faqes “Tradingeconomis”, Somalia është një nga vendet më të varfra në botë me 850 dollarë me të ardhura mesatare për kokë banori. Kjo gjendje ekonomike kanë shkaktuar edhe çështje katastrofike në aspektin humanitar.

Ndonëse sipas OKB-së uria është tejkaluar, Somalia ka një gjendje aspak të mirë në aspektin e sigurisë së ushqimit. Madje sipas Zyrës së OKB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA), pasiguria e ushqimit është katastrofike.

“Pavarësisht përpjekjeve të tyre, pasiguria ushqimore mbetet “katastrofike”, tha OCHA, bazuar në raportin e fundit të IPC, i cili klasifikon nivelet e ashpërsisë nga një në pesë, me pesë që përfaqësojnë një gjendje “katastrofe/urie”.”shkruhet në uebfaqen e OKB-së.

Gjendja e ashpër në Somali ka shtyrë Qeverinë e ShBA-së të sugjerojë mos udhëtimin në këtë shtet për shtetasit amerikan.

“Mos udhëtoni në Somali për shkak të krimit, terrorizmit, trazirave shoqërore, çështjeve shëndetësore, kidnapimit dhe piratërisë” – shkruhet në njoftimin e Departmentit të Shtetit.

Por udhëtimi në drejtim të Somali e bën Turkish Airlines, që është me shumë gjasa e vetmja kompani ajrore që ende ka fluturime në drejtim të Mogadishut, kryeqendrës somaleze, duke e çarë “izolomin” e Somalisë.

E gjithë kjo është si pasojë e politikës së Rexhep Erdoganit, president i Turqisë, për hapjen ndaj Afrikës, një politikë e ndjekur me shumë konsistencë.

“Pra, në vitin 2011, ne bëmë një vizitë zyrtare në Somali me një delegacion të madh për t'i dhënë një mesazh botës se ne jemi me vëllezërit dhe motrat tona somalezë.” – theksonte Erdogan vitin e kaluar, transmeton TRT World.

Për më shumë, Turqia e ka çimentuar këtë marrëdhënie duke e ndërtuar ambasadën më të madhe të saj në Somali, gjersa volumi tregtar ka arritur 363 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme