Ish-këshilltari i Thaçit për çnjohjet e Kosovës: Meritat s’i ka as Vuçiqi e as Daçiqi, por Donika Gërvalla
Ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka thënë se Analisti, nëse është i vërtetë pretendimi i Vuçiqit për çnjohjen e nëntë shteteve Donika Gërvalla i ka meritat për këtë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gërvalla i ka larguar të gjithë diplomatët që kanë pasur përvojë dhe kanë menaxhuar shtetet, të cilat kanë qenë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë.
“Derisa ata pak diplomatë që kanë mbetur, Donika i ka izoluar dhe çdo ditë ushtron presion ndaj tyre. Në krejt mandatin e saj, Donika është marrë me etablimin e klubeve të diasporës, duke hequr dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare!”, ka shkruar Behrami.