Dyshohet se janë helmuar katër fëmijë në Istog, kishin humbur vetëdijen në klasë
Dyshohet se katër fëmijë në një institucion parashkollor të jenë helmuar gjatë ditës së djeshme (e enjte, 13 tetor).
Siç raporton Telegrafi, fëmijët derisa ishin në klasë papritmas e kishin humbur vetëdijën.
“Fëmijët e helmuar janë dërguar urgjent në Spitalin e Pjës, ku edhe po vazhdojnë trajtimin.” – thotë raportimi.
Më tej shtohet se inspektorët sanitarë do të bëjnë gjatë ditës së sotme (e premte) inspektimin e vendit.
Nacionale po provon të kuptojë më shumë mbi rastin.
Shënim: Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Pejës. Njëri prej katër fëmijëve raportohet të jetë liruar nga spitali.