“Dyshime për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, Prokuroria Speciale dhe AKI me operacion të përbashkët
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke e zhvilluar një operacion për dyshime për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Prokuroria ka treguar se operacioni është në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi”, është thënë në njoftim.