Dy vjet në Presidencë, Osmani paraqet sukseset: U takova me 44 krerë shtetesh, me shumë prej tyre dy-tri herë - NACIONALE

Dy vjet në Presidencë, Osmani paraqet sukseset: U takova me 44 krerë shtetesh, me shumë prej tyre dy-tri herë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në dy vjetorin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me anë të një video të postuar në Facebook, ka paraqitur punën e saj dy vjeçare si dhe vizionin për të ardhmen.

Thirrjet e Presidentes, për anëtarësim në NATO pak ditë pas invzionit rus në Ukrainë, përpjekjet për rrugën evropiane, takime me liderë shtetërorë, e zotimi për koordinim ndërinstutucional ishin disa nga pikat kryesore të videos, së shpërndarë nga Presidentja.

Ajo tha se ka takuar 44 krerë shtetërorë, dhe atë disa nga ta, nga dy-tri herë.

Vetëm gjatë këtij viti kam takuar 44 krer shtetesh dhe shumë prej tyre nga dy tri herë, nga të gjitha kontinentet. 46 kryeministra, shumë kryetar parlamentesh, lider të dikastereve të ndryshëm.

Gjatë këtij viti janë realizuar 19 vizita bilaterale, si mysafir e nikoçir, si dhe Kosova është përfaqësuar në forume e takime të shumëta rajonale e ndërkombëtare.”- ka thënë Osmani.

Tutje Presidentja është shprehur se do të punoj fort që koordinimi ndërinstitucional të jetë në qendër dhe në shërbim të interesit kombëtar, teksa në sfond të videos shihej Presidentja Osmani e Kryeparlamentari Konjufca.

“Me qëllim të mbrojtjës së pakompromis të interesave tona do të punoj fort që koordinimin ndërinstitucional të jetë ç’do herë në qendër dhe në shërbim të interest kombëtar.” – ka thënë Osmani.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme