Dy tërmete të mëdha me magnitudë 6.4 dhe 5.8 godasin Turqinë - NACIONALE

Dy tërmete të mëdha me magnitudë 6.4 dhe 5.8 godasin Turqinë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Qyteti Hatay, i cili nuk ka mundur ta kapërcejë tronditjen e tërmetit, është tronditur edhe një herë.

AFAD njoftoi se një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur në lagjen Defne të Hatajit. Mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 16.74 kilometrash.

3 minuta pas tërmetit 6.4 ballë, ka ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 5.8 ballë me qendër në Samandag. Raportohet se disa ndërtesa në qytet janë shembur.

Qytetarët e Hataj, të cilët nuk kanë mundur të shërohen nga efektet e dy tërmeteve të mëdha, kanë përjetuar një frikë të madhe.

Qytetarët të cilët kanë deklaruar se tërmeti ka qenë shumë i fortë, janë larguar me shpejtësi. Tërmeti është ndjerë në provincat përreth. /Nacionale/

Lajme të ngjashme