Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohet një person - NACIONALE

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohet një person

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje me armë zjarri në rrugën e Pejës në Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy personat e lënduar dyshohet se kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.” – thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se rreth kësaj ngjarje është arrestuar një person i dyshuar.

Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” – kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme