Mitrovica e Veriut kërkon të anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës - NACIONALE

Mitrovica e Veriut kërkon të anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derisa kryetarët e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit po përballen me probleme në ushtrimin e funksionit të tyre, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, po e vazhdon punën e tij në mënyrë normale.

Ai sot ka kërkuar anëtarësimin e komunës së tij në Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka treguar për gazetën Nacionale se sot Asociacioni i ka treguar kryetarit të kësaj komune se cilat janë procedurat e anëtarësimit të komunave në këtë institucion.

Ne kemi pranuar sot një kërkesë të tillë. Po ashtu, Asociacioni sot ia ka kthyer përgjigjen kryetarit të Mitrovicës së Veriut, duke i treguar se cilat janë procedurat që duhet të ndjeken për anëtarësimin në asociacion”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka treguar se vendimin për anëtarësim në asociacion duhet ta marrë Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut.

Lajme të ngjashme