Dy standarde në LDK: Hotin e lënë vetëm përballë sulmit të Osmanit, Gurin e mbrojtën, kur u sulmua nga VV-ja - NACIONALE

Dy standarde në LDK: Hotin e lënë vetëm përballë sulmit të Osmanit, Gurin e mbrojtën, kur u sulmua nga VV-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje goditi ulët ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është lideri i fundit politik i Kosovës që ka hyr në Shtëpinë e Bardhë.

Duke e injoruar kontributin e ish-bashkëpartiakut të saj, Osmani tha se Hoti është njeriu më jo relevant në vend dhe se nuk dëshiron që të humb asnjë sekondë për të.

Ky përçmim i presidentes ndaj një ish-kryeministri të Kosovës dhe deputeti të vendit ka nxitur reagime të shumtë.

Në mbrojtje të Hotit dolën shumë gazetar, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Por, një mbështetje të tillë Hoti nuk e mori edhe nga partia e tij, LDK-ja.

Në fakt, e vetmja zyrtare që Hotit i doli në mbrojtje është nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo postoi një fotografi të Hotit me presidentin amerikan Donald Trump, duke hedhur poshtë konstatimin e presidentes Osmani.

“E parëndësishme?! Unë nuk mendoj kështu”, ka shkruar Bajrami.

Krejt ndryshe paria e LDK-së dhe zyrtarët e saj vepruan javën e kaluar kur deputetët e VV-së sulmuan deputetin e LDK-së, Paris Guri.

Përveç shumë deputetëv e zyrtarëve të lartë të LDK-së, deputetit të ri të LDK-së i kishte dalë në mbrojtje edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit, deri me tani nuk e ka thënë asnjë fjale për goditjet e Osmanit ndaj Hotit.

Replika e Osmanit dhe Hotit

Në konferencën e djeshme për media, pas kthimin nga vizita në ShBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përçmoi ish-kryeministrin, Avdullah Hoti, duke injoruar gjithë kontributin e tij.

Kur u pyet për kritikat e Hotit ndaj saj në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, Osmani tha se ai është njeriu më jorelevant në vend

“Hoti është njeriu më jorelevant, nuk dua ta humb asnjë sekondë”, ka ajo.

Reagimi i Hotit ishte i shpejt.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur Osmanin si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së.

Po i mbaron mandati 5-vjeçar në krye të shtetit të Kosovës pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës. Pesë vite demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në “Facebook”, duke treguar hallin kryesor të saj.

Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës. Asnjë fjalë nuk e flet për vendimet e organeve të drejtësisë që konstatojnë uzurpimin e institucioneve nga LVV dhe partnerët e saj, përfshirë ish-partinë e saj Guxo”, ka vlerësuar Hoti.

Hotit në mbrojtje i ka dalë edhe ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli.

Ai ka vlerësuar se në pamundësi për të kritikuar Richard Grenllin, Osmani frustrimin e saj e ka manifestuar ndaj deputetit Abdullah Hoti

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar Osamani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit’

Presidentja Osmani ne pamundesi per ta goditur Richard Grenllin, frustrimin e saj e paska manifestuar ndaj ish-kryeministrit dhe deputetit te LDK-se Abdullah Hoti. Ajo e paska quajtur kete te fundit "njeriun më jorelevant, me te cilin nuk don ta humb asnjë sekondë me te" Megjithatë, eshte pikërisht Presidetja Omsani qe per ta pefituar ndonjë kredit politik nga kjo administratë, u detyrua ta mbroje nje marrëveshje te nenshkruar nga ish-kryeministri Hoti, cfare edhe ne te vertete e solli reagimin e Grenllit, kunder saj. Madje edhe te tentoje t'i mashtroje SHBA-te se si gjoja Kosova e ka zbatuar ate marrëveshje”, ka shkruar ai, duke shtuar se Hoti është lideri i fundit politik i Kosovës që ka arritur të hyj në Shtëpinë e Bardhë.

Per fund, Vjosa Osamani, mbase vetem mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit. Sepse ish-kryeministri eshte lideri i fundit politik te Kosovëss qe ka arritur te depertoje ne Shtëpi te Bardhe dhe te nënshkruaj marrëveshje se bashku me Presidentin e superfuqisë planatare. Dhe ishin politikat populiste edhe te Vjoses qe e nxorën Kosoven nga kjo adrese dhe rikthyen ne Bruksel te Borrelli dhe Lajcaku. Prandaj, edhe nuk i ka mbetur asgje tjeter, pos te krenohet me takime te nivelit te trete e te katert ne ShBA. Pse presidente nuk u prite te pakten nga Marco Rubio?”, ka shkruar Kasollli.

Kurse, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe ish-zyrtari i LDK-së, Skender Hyseni, ia ka treguar Osmanit kundërthënien e saj.

“‘Nuk ka mundësi të jet "jorelevant" një Kryeministër, mbase nga më të mirët që kishte Kosova. Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar marrëveshjen të cilën ju po mburreni se e paskëshit "zbatuar". Çfarë arrogance!”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme